BE propozon sanksione për kreun e Kishës Ortodokse Ruse, e konsiderojnë “aleat” të Putinit

BE propozon sanksione për kreun e Kishës Ortodokse Ruse, e konsiderojnë “aleat” të Putinit

Ekzkekutivi i Bashkimit Evropian bëri të ditur planet rreth ndalimit gradual të importeve të naftës rusem si pjesë e sanksioneve të reja për të ndëshkuar Moskën për agresionin e saj ndaj Ukrainës, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Gazeta Enigma.

Në bazë të raportimeve sanksionet përfshijnë lëvizje kundër bankës më të madhe të Rusisë si dhe kanë shënjestruar kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill.

Patriarkun Kirill e quajtën “aleat prej kohësh të presidentit rus Putin”.

Në rast se do të miratohet ndalimi i naftës do të ishte masa më e ashpër e BE-së deri tani kundër sektorit strategjik energjetik të Rusisë që ndihmon Kremlinin të financojë luftën e tij, por ende nuk do të prekë eksportet e tij të mëdha të gazit.

BE-ja është konsumatori më i madh i naftës së papërpunuar të Rusisë. Vitin e kaluar Rusia me 30% të naftës së tyre të papërpunuar dhe 15% të produkteve të tyre të naftës./GazetaEnigma/

Related Articles