Rusia pretendon se vetëm brenda natës kanë vrarë 600 ukrainas

Rusia pretendon se vetëm brenda natës kanë vrarë 600 ukrainas

Një betejë e madhe po zhvillohet në Mariupol, në fabrikën e çelikut mes ushtarëve ukrainas dhe atyre rusë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, mbi 600 ukrainas janë vrarë gjatë natës.

Kjo ministri bën me dije se artileria ruse kishte goditur armë dhe pajisje ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë pajisjet e aviacionit në aeroportin Kanatovo në rajonin qendror Kirovohrad dhe një depo të madhe municionesh në qytetin jugor të Mykolaiv, shkruan BBC.

“Njësitë e artilerisë goditën 32 pika komandimi, pesë depo municionesh, 403 bastione, zona të përqendrimit të fuqisë punëtore dhe pajisjeve ushtarake, si dhe 51 pozicione të artilerisë ukrainase. U shkatërruan mbi 600 nacionalistë dhe 61 njësi armësh dhe pajisjesh ushtarake”, njofton Ministria e Mbrotjes së Rusisë./Gazeta Enigma/

Related Articles