Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë qëndruar në Gjykatën Speciale në Hagë, në vizitë te Thaçi dhe Veseli, shkruan Gazeta “Enigma”.
Enver Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur për realizim e kësaj vizite.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së”, thuhet në postimin e tij.
Tutje ai ka theksuar se “triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës!”.
“Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka përfunduar ai./Gazeta Enigma/