Tahir Batatina pas humbjes nga Drenica: Për ne është jetike finalja e Kupës së Kosovës

Tahir Batatina pas humbjes nga Drenica: Për ne është jetike finalja e Kupës së Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se do ta japin maksimumin ndaj Gjilanit, për ta siguruar pikën që i kualifikon në garat europiane.

Ai ka thënë se një gabim nga ndërprerja bëri që ta pranonin golin nga Drenica.

“Tërë javën kemi punuar që t’u japim hapësirë këtyre djemve dhe të marrim një pikë për të siguruar Evropën. Kam rrezikuar duke ua dhënë rastin, pasi na duhet një pikë. Nga një gabim, nga një ndërprerje, erdhi goli. Por ky është futbolli. Do të bëjmë maksimumin në ndeshjen e Gjilanit. Do të mundohemi të arkëtojmë pikët e plota”, ka theksuar Batatina.

Llapi fokusin e ka te finalja e Kupës.

“Për ne e rëndësishme është Kupa e Kosovës, finalja e madhe. Jemi munduar t’u japim hapësirë djemve. Performuan mirë, ndonëse nuk fituam. Djemtë e kanë bërë maksimumin. Tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar Batatina, ndër të tjera./GAZETA ENIGMA/

Related Articles