Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lashtaku ka folur për dëmin që ia shkaktuan Parlamentit të Kosovës pas goditjeve me shishe shkruan Gazeta Enigma.
Lushtaku ka thënë se ky ishte dëmi më i vogël që do t’ia bënin kuvendit në një rrethanë të tillë politike.
“Është forma më e dëmshme e vogël në këtë rrethanë politike që ne të kundërshtojmë dhe të bëjmë efektin e duhur që të mos ketë mbarëvajtje të seancës, edhe pse u bë zhurmë e madhe, nuk u ndaluam.
“Zgjidhja më e mirë do të ishte që të respektonin nga fillimi atë që e kemi kërkuar deri më sot.
Sigurisht, protesta është e garantuar edhe me Kushtetutë. Ne kishim synim edhe të protestojmë. Atë e kemi bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse ne si deputetë nuk arrijmë që të respektojmë dhe t’i nënshtrohemi Kushtetutës së Kosovës, atëherë për çfarë opozite bëhet fjalë”, tha ai.
Tutje në Edicionin Special të Klan Kosovës, Lushtaku pohoi se dëmi që e kanë shkaktuar nuk arrin shifrën as njëmijë euro.
“Besoj që mjeti që ne të arrijmë qëllimin që të respektohet Kushtetuta është më i madh sesa vetë një dëmtim i vogël, ky dëmtim nuk kushton as një mijë euro për të rregulluar këtë dëm që është bërë. Por, është një dëm edhe më i madh që po duam ta parandalojmë”.
”Janë diku rreth 150 milionë euro që flitet se janë keqpërdorur një kohë, kur dihet që ka pasur mjaftueshëm energji elektrike dhe nuk ka pasur nevojë fare për import energjie elektrike në Kosovë. E vetmja formë për të vetëdijesuar dhe për të arritur kushtetutshmërinë e 40 deputetëve ishte kjo”.