Këngëtarja Saranda Hasani lanson këngën e re të titulluar “Woman”

Këngëtarja Saranda Hasani lanson këngën e re të titulluar “Woman”

Këngëtarja gjilanase, Saranda Hasani e cila jeton dhe vepron në Suedi ka lansuar këngën e re të quajtur “Woman”.

Hasani në një intervistë për Gazetën Enigma, ka rrëfyer ku është inspiruar që të merret me muzikë. Ajo tregon se inspirim e ka babain e saj, pasi ai ishte marrë me këndim.

“Unë gjithmonë jam marrë me muzikë prej fëmijërisë, ndërsa solo këndimin e kam marrë ma seriozisht në gjimnaz. Babai im u kanë ai që është marrë shumë me këndim nëpër shtëpi, kështu që aty ka lind dashnia dhe interesi për muzikën, pastaj e kam kuptuar që e kam zërin për këndim”, thotë Saranda Hasani për Gazetën Enigma.

25-vjeçarja debutimin në muzikë e kishte bërë në “Swedish Idol”.

“Debutimin e kam bërë kur kam marrë pjesë në “Swedish Idol”. Aty jam paraqit live në telivizionin suedez”, tregon ajo.

Debutimin në muzikë duke e lanësuar këngën e parë, Hasani e kishte bërë në vitin 2018 me kangën e titulluar “S’po du”. Pas pauzës pothuajse katër vjeçare, këngëtarja nga Gjilani ishte rikthyer në vitin 2022 me këngën “Ku je”.

“Kanga ime e parë është “Spo du” në vitin 2018. Pas kësaj kange kam bërë një pauzë prej katër viteve dhe tani jam rikthyer në vitin 2022 me kangën “Ku je” që e kam shkru tekstin vet dhe vijen melodike e kam bërë vet”.

Ajo më 5 maj e ka lansuar këngën e më të re të titulluar “Woman”, tekstin dhe vijen melodike e ka bërë vet.

“Tasht e kam lshu projektin e ri të quajtur Woman që e kam punu me të njëjtit njerëz si këngën e kaluar, tekstin dhe vijat melodike i kam bërë vet”, tregon ajo për Gazetën Enigma.

MË POSHTË MUND TA DËGJONI KËNGËN E E RE TË KËNGËTARES SARANDA HASANI:

Related Articles