Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar detaje rreth mënyrës se si akademikes Justina Shiroka-Pula iu propozua kandidatura për presidente të Republikës së Kosovës.
Hamza tha se ai personalisht nuk e ka telefonuar Shiroka-Pulën, por ftesa i është bërë nga një person tjetër.
“E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë: zonja Shiroka-Pula, të cilën profesoreshë e kam pasë, i kanë thënë jemi në mundësi me të propozu dhe me qenë presidente. Pas atyre bisedave ka pranu dhe ne jemi pajtu”, ka deklaruar Hamza.
Ai theksoi se emri i Shiroka-Pulës nuk ishte diskutuar më herët zyrtarisht në strukturat e PDK-së si kandidate për presidente.
“Asnjëherë në PDK zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës për me qenë presidente”, tha Hamza.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës në minutat e para të 7 tetorit, pasi mori 81 vota për në Kuvend.
