Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e mbrëmjes ka identifikuar katër ka arritur t’i identifikoj katër kuaj të cilët ishin future në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin ngarkuar me duhan të papërpunuar.
Duhani i pa përpunuar si destinacion kishte pasur shtëpinë e të dyshuarit me incialet Z.N në fhatin Lubishtë të komunës së Vitisë.
“Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë, me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore. Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar. Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër) paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën rreth 94 kg. në total”, ka njoftuar Policia e Kosovës./GAZETA ENIGMA/