Lumir Abdixhiku kujton Fehmi Aganin: Ishte i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi

Lumir Abdixhiku kujton Fehmi Aganin: Ishte i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përkujtuar nënkryetarin e LDK-së e dijatarin ema dh Fehmi Aganin në 23 vjetorin e vrasjes së tij nga forcat serbe, shkruan Gazeta Enigma.

Abdixhu ka shkruar se Fehmi Agani ishte i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se varsja e Aganit nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes politike të LDK-së.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të kryetari të LDK-së:

Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politilog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar.Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi. Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës. Si e tillë, ajo u shndërrua shenjë e pafuqisë së aparatit represiv serb ndaj idesë sonë kolektive për liri e pavarësi.Fehmi Agani ishte ndër figurat kryesore në krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shërbeu si nënkryetar i saj e si dorë e djathtë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai ishte i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi. Jeta e tij, veprimtaria e tij politike, është pasuri kombëtare.Ai u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit; ku dhe magjistroi në shkenca politike. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, në temën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Gjatë viteve 50-ta e 60-ta, ai punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë ishte i anagzhuar si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitet 60-ta nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik; për të përfunduar si dekan aty. Në vitin 1967, profesor Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fehmi Agani ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakul­tetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ai ishte krye­redaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema. Në fund të vitit 1989, ai së bashku me intelektualë e patritotë të kohës, themeloi lëvizjen më të madhe politike të shqiptarëve të Kosovës – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pjesa tjetër është histori lavdie.Sot, në përvjetorin e rënies së Prof. Fehmi Aganit, ne nderojmë dhe kujtojmë figurën, rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin tonë politik drejt të ardhmes.

Related Articles