Situata e Bashkimit Evropian momentalisht po diskutohet në Fierce të Italisë, në një takim ku pjesëmarrës janë ë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, përcjellë Gazeta Enigma.
Bërnabiq në këtë takim ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se nuk ka lajme të mira lidhur me këtë çështje.
“Me folëm për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit. Nuk kemi shumë lajme të mira atje, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Por, ne po e bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të mirat dhe më të rëndësishmet për ne”, është shprehur Bërnabiq, shkruan Tanjug, përcjellë Gazeta Enigma.
Kryeminstrja serbe ka diskutuar për nismën e “Open Ballkan”, ku u shpreh se edhe politikanët evropian mendojnë se kjo nismë e ka ndarë rajonin dhe nga kjo mund të përfitojnë të gjithë.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe Emisari Special për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, të cilët sipas kryeministres serbe ishin kundër nismës “Open Ballkan”.
Nisma është e hapur për të gjithë dhe mund të përfitojnë të gjithë. Shumë politikanë, madje edhe evropianë mendojnë se nisma “Open Ballkan” e ka ndarë rajonin, përfshirë edhe Lajçak e Schalenber”, është shprehur Bërnabiq./ GazetaEnigma