Ferizaj feston rikthimin në Superligë, Vitia largohet nga Liga e Parë

Ferizaj feston rikthimin në Superligë, Vitia largohet nga Liga e Parë

Futbollistët e Ferizajt shënuan fitore ndaj Kikës së Hogoshtit me rezultat 2:1 , në ndeshjen e javës së parafundit (26-të) të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Kryetrajneri Arbnor Morina me futbollistët festuan titullin e kampionit në këtë rang garash para shumë tifozëve që ishin në stadiumin prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Vitia e humbi sfidën direkte nga rivali fqinj, Vllaznia e Pozheranit, me rezultat 1:3, Vitia përfundimisht bie nga liga, ndërsa Vllaznia mori tre pikë për t’i ikë zonës së barazhit.

Ferizaj kryeson me 59 pikë, pasojnë Vushtrria 46, Fushë Kosova 41, 2 Korriku 39, Arbëria 32, Ramiz Sadiku 31, Flamurtari 31, Vllaznia 28, Kika 26 dhe Vitia 22.

Rezutatet:

Ferizaj – Kika        2:1

Sadiku – F. Kosova 2:3

Vitia – Vllaznia P.          1:3

Korriku – Arbëria 2:1

Vushtria – Flamurtari 1:3

Related Articles