E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar në 23 vjetorin e vrasjes ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ekrem Rexha, i njohur në luftë me nofkën “Drini”, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani tha se nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë.
“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”. / Gazeta Enigma.