Dy vite pas pandemisë Festivali “Erdh Lezeti” u mbajt të dielën me publik në Prishtinë.
Në Festivalin që organizohet për ta festuar Shën Gjergjin parashihet të marrin pjesë rreth 800 persona, raporton Gazeta “Enigma”.
“Ideja është edhe me luftu pak a shumë monokulturalizmin, që e kemi në Kosovë që e kemi një lloj kulture dhe në një lloj gjuhe” deklaroi Bajram Kafu Kinolli, organizator i Festivalit “Erdh Lezeti”
Të pranishmit patën mundësi ta shijojnë muzikën nga ora 3 e mesditës e 11 të natës./Gazeta Enigma/