Reagon Kurti pas sulmit në Luhansk: Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës

Reagon Kurti pas sulmit në Luhansk: Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas një sulmi që ka ndodhur ndaj një shkolle në Bilohorivka, në Luhansk të Ukrainës.

Ai e ka dënuar këtë gjë, si dhe ka shprehur mbështetje për Ukrainën.

“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Pasi i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti në Twitter./Gazeta Enigma/

Related Articles