Pak çaste më parë u raportuar për djegie të disa veturave në parkingun e qendres tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.
“Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara”, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Kelani shtoi se persona të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale në 7 apo 8 vetura tjera, dhe se hetimet po vazhdojnë për rastin.
“Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikëseve të cilat kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, përfundoi zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
/Gazeta Enigma/