Vetëm dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID brenda 24 orëve

Vetëm dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 612 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.

Në total numri i rasteve aktive është 363.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.996 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Related Articles