Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin fatal që ka ndodhur të hënën në një fshatë të Kamenicës, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Gjatë ditës së djeshme u raportuar për një aksident që kishte ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një biçiklete, i cili ka përfunduar me fatalitet.
Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. “Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/