Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në orën e parë të mësimit më datën 12 maj do të mbajnë grevë në të gjithë sistemin arsimor, nga çerdhet deri te Universitetet.
SBASHK-u ka kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët një orë më vonë në çerdhe, derisa nxënësit të nisen me kohë për të arritur në orën e dytë të mësimit.
“Duke u angazhuar që të mos dëmtohet procesi mësimor organizuam protestën e 8 prillit, që ishte ditë pushimi, dhe me arsye pritem që Qeveria do ta kuptojë realitetin e do të nis me dialogun e mirëfilltë, por kjo nuk ndodhi dhe prandaj duke u bazuar në zërin e anëtarësisë jemi të detyruar të vazhdojmë me veprime sindikale dhe njëri prej tyre është edhe greva njëorëshe më 12 maj në tërë sistemin arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete”, thuhet në njoftimin e tyre.
TRutje ata kanë njoftuar se “pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera”./Gazeta Enigma/