Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 347. / Gazeta Enigma.