“Putini veproi si një grua e moshuar në “Ditën e Fitores””

“Putini veproi si një grua e moshuar në “Ditën e Fitores””

Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin gjatë festimit të “Ditës së Fitores” në Moskë nuk zbuloi shumë për planet e Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Por ekspertët që e kanë përcjellur atë gjatë festimin kanë mundur të vërenin disa gjëra rreth liderit rus.

Judi James, eksperte e gjuhës së trupit është njëra nga to. Ajo e studio sjelljen e Putinit në këtë ngjarje dhe tha se ai sillej si një grua e moshuar ndërsa ishte ulur me këmbët e mbuluara. James tha për Sky News se skena e Putinit u portretizua në një mënyrë që ai nuk donte ta portretizonte në publik.

Në Twitter, përdoruesit publikuan pamje ku shihet se si këmbët e Putinit ishin të mbuluara me një batanije.

“Ai duket si një lider i dobët që ka nevojë për një batanije të ngrohtë mbi gjunjtë e tij dhe kjo nuk i përshtatet profilit të tij alfa. Ai dëshiron t’i tregohet publikut si një njeri i fortë”, tha ekpertja për Sky News.

James komenton se ana e majtë e fytyrës së Putinit ishte e fryrë dhe se ecja e tij ishte e paqëndrueshme.

Related Articles