Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre

Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre

Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se në Paris është mbajtur një takim ndërmjet përfaqësuesve të organizimit të Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Ambasadës, takimi është zhvilluar në Prefekturën e Île-de-France, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë përvojat dhe mësimet e nxjerra nga organizimi i Lojërave Olimpike të vitit 2024, si dhe ndikimi afatgjatë i tyre në Paris dhe Francë.

Ambasada ka bërë të ditur se ekipi francez është i gatshëm të ndajë ekspertizën dhe përvojën e tij me Kosovën në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori francez për sport, Damien Combredet-Blassel, presidentja e France Sport Expertise, Sophie Lorant, dhe drejtoresha e këtij institucioni, Eva Baldessin.

Related Articles