Një shtetasit të Kroacisë i janë sekuestruar 41 mijë e 750 euro, të cilat nuk I kishte deklaruar
Policia e Kosovës në stacionin kufitar “Kulla” i ka gjetur mbi 41 mijë euro e të cilat fillimisht kroati kishte deklaruar se i kishte 30 mijë euro.
Më pas paratë janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore, ka njoftuar policia.
Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.