Sot (e diel) do të jetë ndeshja më e rëndësishme deri tani në ‘Legends Stage” të PGL Antwerp Major, për ekipin shqiptar Bad News Eagles, pasi do të përballen me lojtarët legjendarë të ekipit Imperial.
Vetëm njëri ekip do të mbetet pjesë e turneut të madh të CS:GO, pas mbarimit të ndeshjes në formatin ‘Bo3’ sot (e diel), pasi ekipi i cili humb do të jetë në serinë e tri humbjeve dhe do të eliminohet nga turneu.
Round 3 matchups:
2⃣-0⃣@natusvincere vs. @NIPCS @Team__Spirit vs. @CPHFlames
1⃣-1⃣@C9CSGO vs. @FaZeClan @ENCE vs. Outsiders@heroicgg vs. @G2esports @BIGCLANgg vs. @FURIA
0⃣-2⃣@TeamVitality vs. @TeamLiquidCS @_badnewseagles vs. @imperialesports #PGLMajor pic.twitter.com/j52tMJtgrY— HLTV.org (@HLTVorg) May 14, 2022
Ndërsa ekipi fitues do të vazhdojë rrugëtimin në garën për t’u kualifikuar në fazën tjetër të turneut, ‘Champions Stage’.
Ekipi Bad News Eagles dhe Imperial janë përballur edhe më herët në turneun e PGL Antwerp Major, në fazën ‘Challengers Stage’ ku fitues doli ekipi shqiptar me rezultat të përgjithshëm 16:12.
Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 18:15, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.