Peja e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Trepçës. Pas rifillimit, Arian Qallaku realizoi për tri pikë dhe kështu Peja fitoi me shifrat 72:66.
Tani seria gjysmëfinale e plejofit është 2:1 në të mirë të Trepçës. Ndeshja e ardhshme luhet në mesjavë, sërish në Pejë.
Trepçës i duhet edhe një fitore për të kaluar në finale. Ndeshja e pestë eventuale do të luhet në “Minatori”.