Haradinaj në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Formësoi mendimin politik shqiptar dhe promovoi etikën në politikë

Haradinaj në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Formësoi mendimin politik shqiptar dhe promovoi etikën në politikë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarin e shquar të Ukshin Hotit në 23 vjetorin e zhdukjes së tij.

Haradinaj thotë se Hoti formësoi mendimin politik shqiptar, promovoi etikën në politikë dhe mbetet shembull për elitat politike të shqiptarëve.

“Të përulur me respekt, në shtëpinë muze të Ukshin Hotit, kujtojmë intelektualin, kryengritësin, rrezatuesin mbi injorancën dhe zërin moral të shoqërisë shqiptare. Ukshin Hoti formësoi mendimin politik shqiptar, promovoi etikën në politikë dhe mbetet shembull për elitat politike të shqiptarëve”, tha Haradinaj.

Related Articles