Grupi ukrainas nxjerr në ankand trofeun e Eurovision-it

Grupi ukrainas nxjerr në ankand trofeun e Eurovision-it

“Kalush Orchestra”, grupi muzikor që në emër të Ukrainës fitoi kompeticionin Eurovision, do të nxjerrë në ankand trofeun për t’ia dhuruar më pas fitimet ushtrisë vendase.

Anëtarët e bandës, e cila ndërthur folkun me hip-hopin, u larguan nga hoteli i tyre në Torino të dielën.

Atyre u ishte dhënë një leje speciale për të udhëtuar jashtë Ukrainës me qëllim pjesëmarrjen në Eurovision, ku konkurruan me këngën “Stefania”.

Grupi ukrainas “Kalush Orchestra” fitoi çmimin e parë në konkursin e këngës në Eurovizion në orët e para të së dielës në një shfaqje të qartë të mbështetjes për kombin e shkatërruar nga lufta.

Grupi mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Kënga fituese, e titulluar Sefania, fillimisht është shkruar si homazh për nënën e këngëtarit, Oleh Psiuk, por më pas u ripërdor si thirrje për shpëtimin e nënës Ukrainë./Gazeta Enigma/

Related Articles