Duket se në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” mund të ketë lindur një tjetër afërsi mes banorëve.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes janë reperi nga Prizreni, Fuego, dhe influencuesja bjelloruse, Olechka Grigorieva, të cilët gjatë ditëve të fundit janë shfaqur gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin.
Dyshja kanë ndarë disa momente afrimiteti, ndërsa në njërin prej tyre Olechka shihet duke iu hedhur në përqafim reperit, duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur diçka më shumë se një miqësi.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ndodhi gjatë përgatitjeve për “Talent Show”-n që banorët po organizojnë brenda shtëpisë.
Teksa Olechka po ushtronte për të prezantuar talentin e saj, Fuego e komplimentoi për zërin, duke treguar se po e vëzhgon me interes.
Mbetet të shihet nëse këto momente afrimiteti do të shndërrohen në një raport më të veçantë mes dy banorëve gjatë vazhdimit të aventurës në BBVK 5.
