Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i Shërbimit Korrektues është sulmuar fizikisht gjatë kohës sa po i ndihmonte të dyshuarit, pacient.
Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”, dhe është në procedurë të rregullt.
QKUK, Prishtinë 15.05.2022 – 13:05. “Viktima mashkull kosovar zyrtar i shërbimit Korrektues, ka raportuar se derisa ka qenë duke i ndihmuar të dyshuarit mashkull kosovar –pacient, është sulmuar fizikisht. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/