Rrëfimi i trajnerit Lorik Ilazi i cili fitoi titullin kampion dhe Kupën me Dritën edhe pse iu larguan 11 lojtare në fillim të sezonit

Rrëfimi i trajnerit Lorik Ilazi i cili fitoi titullin kampion dhe Kupën me Dritën edhe pse iu larguan 11 lojtare në fillim të sezonit

Volejbolli në Kosovë në kategorinë e vajzave është duke o dominuar nga klubi gjilanas KV Drita në krye me trajnerin Lorik Ilazi.

Vashat e Dritës në sezonin 2021/2022 kanë qenë të pakonkurrenta duke mposhtur çdo kundërshtar që i ka dalë përpara.

Drita fillimisht e fitoi Kupën e Kosovës më 18 prill duke treguar se ky sezon do përkas vashave nga Gjilani.

Më 12 maj u konfirmua se qyteti i Gjilanit identifikohet me volejboll, pasi vashat e Dritës fituan bindshëm ndaj skuadrës FER Volley duke triumfuar 3:1 në serinë finale.

Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi në një rrëfim për Gazetën Enigma tregon sesi ka qenë rrugëtimi i tij me vashat gjilanase në këtë sezon.

Ilazi thotë se janë të lumtur që kanë arritur synimin e tyre që ta mbrojnë titullin e kampionit.

“Ne jemi shumë të lumtur ku fund arritëm synimin tonë të cilin e kishim nga fillimi ta mbrojmë titullin kampion dhe gjithmonë kur të arrihen objektivat do të thotë shumë. Ne arritëm të shpallemi kampion në ndeshjen e katërt dhe atë në Ferizaj duke përfunduar ndeshjet finale me 3:1 me ndeshje duke mos lënë hapësira që të barazojmë ndeshjen ky edhe kjo ishte qëllimi i jonë për këtë ndeshje”, thotë Ilazi për Gazetën Enigma.

Trajneri gjilanas thotë se Drita çdo vit i ka synimet e qarta duke tentuar ta fitojë çdo trofe të mundshëm.

“Drita çdo vite i ka synimet e qarta, fitimin e çdo trofeu të mundshëm dhe qysh nga dita e parë ne kemi punuar që të arrijmë trofetë më të vlefshëm siç janë Kupa e Kosovës dhe kampionati”, thotë ai.

Rrugëtimi i Dritës në këtë sezon ishte i lehtë, bile trajneri i kësaj skuadre, Lorik Ilazi e cilësin si më të vështirin, pasi kësaj skuadre iu larguan 11 lojtare të cilat ishin titullarë. Përveç largimit të lojtarëve, Dritës iu largua edhe presidenti i saj, duke mbetur në qorrsokak.

“Këtë vit ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë, mundem me thënë lirshëm dhe me i vështirë, mundem me thënë lirshëm dhe me i vështiri, sepse nga Drita u larguan 11 lojtarë edhe shumë nga ato titullare, unë u detyrova të formoj një ekipë krejt të ri, gjithashtu drita këtë vit kishte probleme financiare ku mbetem pa presidentin Jakup Shabanin, mirëpo falë tij ne sot jemi prapë kampion, ani pse u largua nga pozita e presidentit, por nuk na la në baltë duke na ndihmuar prapë drejt qëllimeve tona”, tregon Lorik Ilazi i cili thotë se Drita u ndihmua përsëri nga presidenti Jakup Krasniqi i cili nuk e la në baltë skuadrën e tij.

Ilazi shprehet në fund se është i lumur që i rrëmbyen ty trofetë kryesor në volejbollin kosovar, ai tregon se ende nuk kanë vendosur se në cilën garë ndërkombëtare me marrë pjesë.

“Jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar që arritëm të fitojmë trofet kryesor dhe të arrijmë objektivat tonë. Ne tani jemi në festë dhe Drita do të jetë pjesë e Evropës këtë vit, ne kemi kohë dhe të drejtë të analizojmë se në cilin kompeticion evropian do të marrim pjesë pasi që ne tani kemi të drejten e zgjedhjes”, thotë ai.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles