Konjufca: Masakra e Studimes është një akt i gjenocidit

Konjufca: Masakra e Studimes është një akt i gjenocidit

Sot bëhen 22 vite nga masakra në fshatin Studime të Vushtrrisë ku mbetën të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë, 116 martirë, në mesin e tyre fëmijë, gra dhe pleq.

Për të nderuar këta martirë në Studime sot ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se drejtësia ka munguar tash e 22 vite për viktimat.

“Ne përveç që kemi pikëllimin që i kemi humbur më të dashurit tanë, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës e ka edhe zemërimin për shkak që nuk ka pasur drejtësi këto 22 vite për këtë gjenocid që e ka përjetuar edhe populli i Studimes, i Vushtrrisë dhe krejt populli shqiptar i Kosovës. Masakra e Studimes është një akt i gjenocidit që e ka bërë Serbia mbi popullin shqiptar të Kosovës, 116 shqiptar janë vrarë prej forcave të Serbisë duke mos kursyer as fëmijët, as gratë e as pleqtë, që tregon se qëllimi i qartë ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës, shumicën duke i dëbuar prej Kosovës, një pjesë të madhe duke i vrarë dhe masakruar për të shkaktuar tmerr mbi popullin e Kosovës, që në fund të serbizohej Kosova, që të spastrohej etnikisht” tha ai.

Kurse  Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se familjarët e mbijetuar janë të gatshëm të dëshmojnë, pasi i njohin kriminelët e Masakrës së Studimes me emra.

“Sot si në çdo përvjetor, më 2 maj është dita e dhimbjes të madhe për Vushtrrinë në këtë ditë si sot e 22 vite më parë 116 civil, gra burra e fëmijë u vranë dhe u masakruan nga forcat militare ushtarake serbe këtu në Studime për të vetmen arsyeje, sepse refuzuan të nënshtroheshin dhe sepse flisnin gjuhën shqipe. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite askush nuk është dënuar për këtë krim i cili është gjenocid. Në Vushtrri në atë periudhe ka pasur kryetar komune, ka pasur komandat të stacionit të policisë dhe komandant të ushtrisë, nëse për asgjë tjetër për përgjithësi komanduese për secilin prej tyre do të duhej sot të kishte aktakuzë dhe dënim për krimin e kryer..Familjarët janë të gatshëm të dëshmojnë, sepse i njohin kriminelët me emër, Vushtrria i njeh ata me emër, koha po kalon shumë prej këtyre dëshmitarëve edhe kanë ndërruar jetë, prandaj është tepër me rëndësi që drejtësia të shkojë në vend”, është shprehur ai. (KSP)

Related Articles