Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Llapit do të zhvillohet me 26 maj me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Tashmë është bërë edhe tërheqja e shortit duke u përcaktuar se cila skuadër do jetë vendase në këtë finale, raporton Gazeta Enigma.
Shorti e ka përcaktuar si ekip vendas Dritën e Gjilanit, kurse Llapi do jetë mysafirë.
“Intelektualët” do të pozicionohen në tribunën veriore, kurse “Legjendat” e Podujevës do zënë vendin në Jug. Kapaciteti i tribunave prapa golave është 2613.
Dy tifo-grupet kanë paralajmëruar udhëtim masovik.
/Gazeta Enigma/