Jose Mourinho: Pres që tifozët shqiptarë të jenë në anën tonë

Jose Mourinho: Pres që tifozët shqiptarë të jenë në anën tonë

Finalja e UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet në Tiranë është një nga ngjarjet më të mëdha që do të presë Shqipëria më 25 maj.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” pritet ta vendosë Shqipërinë në qendër të mediave ndërkombëtare.

Ky është një sukses i madh për Shqipërinë, kur dihet për rëndësinë e madhe që kanë finalet e tilla në futboll, aq më shumë për faktin se do të jetë finalja e parë e këtij kompeticioni.

Jose Mourinho ka folur para pak çastesh për këtë takim, duke thënë se pret që shqiptarët të jenë në anën e skuadrës së tij.

“Mezi pres të luaj në Shqipëri për herë të parë, me rastin dhe të takoj njerëzit atje. Pres që tifozët në Shqipëri të jenë në anën tonë. Marash Kumbulla është e vetmja pikë që ata kanë me këtë finale, ndaj duhet të na mbështesin”, tha ai.

Related Articles