Drejtori i ZRRE: Do ta zbatojmë vendimin e Apelit për anulimin e tarifave

Drejtori i ZRRE: Do ta zbatojmë vendimin e Apelit për anulimin e tarifave

Së fundmi drejtori i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, u shpreh se do ta pranojnë çdo vendim të Gjykatës së Apelit, shkruan GazetaEnigma.

“Zyrtarisht ende s’kemi marr vendim zyrtar. Kemi thënë se do ta zbatojmë çfarëdo vendimi që vjen nga Gjykata e Apelit, sepse për ne vendimi i Gjykatës Themelore s’ka qenë i obligueshëm”, u shpreh Fejzullahu.

Kujtojmë se ZRRE më 8 shkurt pati marr vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Ky vendim do të përfundonte më 31 mars 2023, por PDK-ja këtë çështje e çoi në gjykatë dhe më pas Gjykata Themelore e anuloi atë./ GazetaEnigma

Related Articles