Këta janë dy personat e plagosur në Klinë

Këta janë dy personat e plagosur në Klinë

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë.

Policia konfirmon se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtenat e armë zjarri, ndërsa Insajderi mëson se katër të tjerë janë rrahur.

Mësohet se njeri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi (1991).

Po ashtu  personi tjetër i plafosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).

Përleshja mes dy familjeve, siç meson Insajderi ka ardhur për shkak të një prone.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.

Related Articles