Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, së fundmi ka reaguar lidhur me vendimin e ZRRE-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për tarifat e reja të energjisë elektrike, shkruan GazetaEnigma.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka kujtuar se Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e mëhershëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE-ja.
Tutje, ajo shton se, sipas saj, Bordi i ZRRE-së, ka dy detyra, njëra është anulimi i vendimit për tarifat me rritje dhe të propozojë kompensimin e konsumatorëve, dhe detyra e dytë është, të jap dorëheqje të menjëherë. / GazetaEnigma
Postimi i plotë: