Mamushë: Vdes një person, u rrokullis me traktor duke punuar tokën

Mamushë: Vdes një person, u rrokullis me traktor duke punuar tokën

Në Mamushë të Prizrenit, një person ka mbetur i vdekur djesi pasojë e rrokullisjes së traktorit me të cilin ishte duke punuar tokën e bujqësisë, njofton GazetaEnigma.

Viktima dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Mamushë  17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet   se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur  dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. / GazetaEnigma

Related Articles