Përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.
Në këtë përleshje pati edhe të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona.
Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësorë, e sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit atyre iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ku tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa të plagosurit vazhdojnë të marrin tretmanin mjekësor.
”Rr. Abedin Rexha, Klinë 18.05.2022 – 13:39. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë dy të dyshuar janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk, me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë” Thuhet ne njoftim./GazetaEnigma