Salih Mustafa ka vendosur të mos deklarohet në seancën e planifikuar për sot. Ai po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kështu ka bërë të ditur mbrojtja e Mustafës nëpërmjet një parashtrimi me shkrim.
“Mustafa nuk do të përgjigjet në asnjë pyetje, pasi dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën të mos jap deklaratën jo nën betim”, thuhet në parashtresë.
Ndërkohë, Mustafa ishte planifikuar që për sot ta jap deklaratën jo nën betim.
Gjykimi ndaj tij është drejt fundit, pasi janë edhe dëshmitarët e fundit të mbrojtjes të cilët pritet të dëgjohen.