Në seancën e sotme deputeti i PDK-së, Isak Shabani u shpreh lidhur me dënimin nga Gjykata Speciale me 10 vjet burgim për krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, që u shqiptua ditën e djeshme, shkruan GazetaEnigma.
Sipas tij Gucati e Haradinaj “nuk kanë bërë asnjë krim”
“Kjo gjykatë është e padrejtë sepse është selektive”, tha ai.
Shabani tha se të mërkurën iu shua edhe shpresa e vogël në këtë gjykatë.
“Një shpresë e vogël na mbante deri dje, por gjykata dje dënoi drejtësinë dhe jo çlirimtarët”, tha ai. / GazetaEnigma