Seanca e Kuvendit po vazhdon të mbahet akoma, raporton GazetaEnigma.
Përderisa deputetët po bëjnë pyetje drejtuar ministrave të Qeverisë Kurti, nuk po mund të marrin përgjigje për shkak të mungesës së ministrave në seancë.
Shumë deputet refuzuan t’i bëjnë pyetjet pasi ministrat nuk ishin, e disa i bënë me shpresën se do të marrin përgjigje në një seancë tjetër.
Në seancë të pranishëm ishin ministrja Arbërie Nagavci, ministrja Artane Rizvanolli, ministri Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari./ GazetaEnigmaa