PSG i ofron Mbappe-s të bëhet “Zot” në klub

PSG i ofron Mbappe-s të bëhet “Zot” në klub

PSG po bën çdo përpjekje të mundshme për të bindur, Kylian Mbappe-n, për të rinovuar kontratën. Ylli francez është në javët e fundit në “Parc des Princes” dhe në tavolinë ka ofertë edhe nga Real Madrid-i.

Kur kanë mbetur vetëm gjashtë javë para se Mbappe të dal transferim i lirë në merkato, klubi francez i ka bërë atij një ofertë të “parefuzueshme”.

Sipas “El Chiringuito TV”, PSG ka ofruar ta bëjë Mbappe-n “pronar të projektit” nga sezoni i ardhshëm.

E thënë ndryshe, Mbappe do të ishte personi që do të zgjedhë trajnerin e skuadrës dhe do kishte dorë në merkaton e klubit.

“Sky Sports” pretendon se në aspektin ekonomik, Mbappe-s i është ofruar një pagë prej 4 milionë paundësh në muaj. Që nëse nënshkruan kontratën e re, do të marrë edhe 100 milionë paund bonus.

Futbollisti 23-vjeçar së shpejti pritet ta publikojë vetë vendimin që do të marrë. Sipas mediave spanjolle, Mbappe do të flasë pas finales së Champions League, e cila zhvillohet në Paris më 28 maj.

Related Articles