Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me e Gjykatave Kushtetuese, të Kosovës dhe të Shqipërisë, Gresa Caka-Nimani dhe Vitore Tusha, shkruan GazetaEnigma.
Në bazë të një njoftimi u bëe ditur se Osmani u bëri thirrje për bashkëpunim në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë përmes ndarjes së praktikave më të mira, nga e cila do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve.
Gjithashtu presidentja e vendit ka diskutuar edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe një delegacion të përbërë nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet.Më tej, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për sistemin e drejtësisë me të cilin qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u mundësohet edhe një shkallë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndikonte direkt në cilësinë e vendimeve gjyqësore dhe rrjedhimisht në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.Anëtarët e këtij delegacioni takuan Presidenten e Republikës së Kosovës pas mbajtjes së konferencës dy ditore për shkëmbim të praktikave ndërmjet sistemeve të drejtësisë të të dy vendeve”, thuhet në njoftim. / GazetaEnigma