Një kompani është gjobitur me 1,000 euro, ndërsa drejtuesi i kamionit me 100 euro, pasi ndotën rrugën me baltë në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Rasti është evidentuar më 25 nëntor, gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri, të cilët kanë vërejtur se një kamion kishte ndotur rrugën e asfaltuar pranë një vendpunishteje.
Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk i kishte pastruar rrotat e automjetit para se të dilte nga terreni me baltë në rrugën e asfaltuar.
Sipas Policisë, kjo kishte shkaktuar ndotjen e rrugës dhe kishte rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Për këtë shkelje, kompanisë pronare të kamionit i është shqiptuar gjobë prej 1,000 eurosh, ndërsa shoferit 100 euro.
