Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se situata e sigurisë ka lëvizur gjithë boten dhe inovacioni ndaj Ukrainës vë në rrezik shumë shtete. Sipas tij, Provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot.
“Një vit më parë nuk e kishim situatën që po përballemi sot luftën me Evropën. Ne nuk e parashikuam luftën. Kemi përcaktuar të shtyjmë përpara parimet e paqes, sundimit të ligjit në bashkëpunim me aleatë tanë. Ne jemi përkushtuar që institucionet e sigurisë të ketë vëmendje të shtuar. Duke forcuar institucionet e sigurisë ne u mobilizuar që në ditën e parë dhe luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit”, tha Sveçla.
Ai tutje tha se situata e sigurisë ka lëvizur gjithë boten dhe inovacioni ndaj Ukrainës vë në rrezik shumë shtete.
“Përderisa të gjitha shtetet janë përkrahje të Ukrainës, Serbia akoma nuk e ka bërë këtë. Provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot. Kërkojmë vigjilencë nga të gjitha organet e sigurisë. Përkundër sulmeve ministria mbetet e përkushtua të mbështesë institucionet e sigurisë”, tha ai.