Skuadra e Trepçës është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça të enjten mbrëma e mposhti Pejën me shifrat 81:76 në ndeshjen e katërt të kësaj serie për ta konfirmuar kalimin në finale. Mitrovicasit e mposhtën Pejën me rezultatin e përgjithshëm 3:1 kurse në serinë finale do të përballen me Golden Eagle Yllin, që është kampion në fuqi.
Skuadra e Trepçës ishte dukshëm më e mirë se Peja, sidomos në dy çerekët e parë.
Madje, për një moment Trepça shkoi në epërsi deri në 19 pikë në fillim të çerekut të dytë dhe deri në fund të ndeshjes arriti ta ruajë epërsinë e krijuar përkundër tentimeve të basketbollistëve të Pejës. Më efikasi te Trepça ishte Drilon Hajrizi që regjistroi “double-double” prej 22 pikëve e 12 kërcimeve.
17 pikë i shtoi Andrew Gordon kurse Rodney Purvis i shtoi 12 pikë e gjashtë asistime. Te skuadra e Pejës, katëre basketbollistë arritën ta përfundojnë ndeshjen me pikë dyshifrore por që nuk mjaftuan për ta evituar eliminimin. Arijan Qallaku me 19 pikë ishte më i miri, i përcjellë nga Darius Ëashington (18), Calvin Godfray (16) e Courtney Fells (12).
Pas ndeshjes, tifozët e Pejës që nuk ishin në numër të madh pasi vetëm 25 për qind e palestrës u lejua të mbushet, hudhën gjësende në drejtim të ekipit nga Mitrovica.