Zyrtare: Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin

Zyrtare: Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin

Qendërmbrojtësi Bianor Neto e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Llapit deri në verën e vitit 2023, shkruan Gazeta Enigma.

Neto iu bashkua Llapit në verën e kaluar duke shënuar gjashtë gola në 30 paraqitje për ekipin e udhëhequr nga Tahir Batatina.

“Sot kemi gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto.Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin bardhekaltër dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur 6 herë golin në 30 paraqitje deri më tani”, thuhet në komunikatën e Llapit.

Kujtojmë që për Neton kishin shfaqur interesim disa skuadra kosovare, por me rinovimin e tyre shuhen shpresat.

Related Articles