Kryeministri Kurti takohet me kongresistin Brad Schneider

Kryeministri Kurti takohet me kongresistin Brad Schneider

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka zhvilluar një takim me kogresistin Brad Schneider, shkruan GazetaEnigma.

Në këtë takim është diskutuar për të arriturat e qeverisjes njëvjeçare si dhe për investime në Kosovë, gjithashtu Kurti theksoi se Kosova, sa i përket korrupsionit ka rezultate të mira.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington, D.C. ka takuar kongresistin Brad Schneider. Në takim është biseduar për të arriturat gjatë qeverisjes njëvjeçare, stabilitetin institucional dhe angazhimin për të krijuar klimë të sigurt për investime në Kosovë. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është vend i përshtatshëm për investime meqenëse ka qeverisje demokratike, është e para sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, sa i përket korrupsionit ka lëvizur lart për të mirë në 17 vende sipas Transparency International, ndërkaq sipas Reporterëve pa Kufij po ashtu 17 vende më lartë sa i përket lirisë së mediave”, thuhet në komunikatë. / GazetaEnigma

Related Articles