Ish-diplomati kosovar: Qeveria të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin

Ish-diplomati kosovar: Qeveria të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin

Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, Lulzim Peci e sheh si gabim të madh mos-zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e parvelave të tokës, Manastirit të Deçanit.

Ai akuzon të gjitha qeveritë për mos-sens elementar të shtetit ligjor.

Sipas Pecit, Kosova është duke ia mbyllur dyert aleatëve të cilët përkrahën vendin tonë dhe po i japim të drejtën e vetos Serbisë.

Postimi:

“Mos-zbatimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves per dhenien e parcelave te tokes Manastirit te Decanit, eshte nje gabim i madh, i cili do t’i hakmerret vendit tone, si ne procesin e dialogut, ashtu edhe ne antaresimin ne institucionet nderkombetare.
Kisha Ortodokse Serbe e ka njohur autoritetin e institucioneve gjyqesore te Kosoves, duke ju drejtuar Gjykates Kushtetuese, ndersa organet ekzekutive te vendit tone, nuk e zbatojne vendimin e saj, por i trajtojne vendimet e gjyqesorit ne menyre selektive.
Me kete qasje, ne vetem jemi duke e kurthuar veteveten, duke deshmuar se Qeveria, dhe jo vetem e tanishmja, por te gjitha qeverite qe me se gjashte vite me rradhe, nuk e kane sensin elementar te shtetit ligjor.
Keshtu, motra dhe vellezer, ne po i jepim te drejten e vetos Serbise, me vetedije apo pa vetedije per te percaktuar integrimin tone ne bashkesine nderkombetare permes dialogut ne Bruksel, dhe jemi duke ia mbyllur deren aleateve te na perkrahin ne perpjekjet tona per te konsoliduar subjektivitetin tone nderkombetar.
Edhe prindi, thote nje fjale popullore, hjeke dore prej femijut te keq. Edhe Kosova, si femije i vendeve kyce te perendimit eshte duke shkuar ne kete rruge.
Edhe nje gje, Kosova nuk e ka rendesine gjeopolitike qe e ka pasur para integrimit te Shqiperise, Kroacise, Malit te Zi dhe Maqedonise Veriore ne NATO.
Ky tregim ka perfunduar, dhe ne duhet te kthjellemi e sa me pare e te heqim dore nga popullizmat, te cilat mund t’ju pelqejne shume qyetareve te vendit tone, por ato ne fund do te na fundosin.”

Related Articles