IKShPK del me njoftim të rëndësishëm për lijën e majmunëve

IKShPK del me njoftim të rëndësishëm për lijën e majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook ka dhënë detaje për lijën e majmunëve, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kujtojmë se lija e majmunëve pak ditë më parë është verifikuar nga OBSh.

Disa informacione për lijën e majmunëve:

• Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae.

• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera.

• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore.

• Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%.

• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin.

• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.

• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda.

• Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve.

• Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.

Lija e majmunit ka mbërritur edhe në vendin fqinje me Shqipërinë.

Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit është zbuluar në Greqi dhe po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke.

Ai është një turist,29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.

I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të ngjashme me ato të lisë së majmunit.

Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat vlerësuan ngjarjen, e karakterizojnë atë si të dyshuar për li majmunësh. /Gazeta Enigma/

Related Articles