Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme.
Në kuadër të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e domateve dhe specave.
“E gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./Gazeta Enigma/